Pa Gjurme- Vlonjati rrefen dashurine qe ndan mes gruas dhe te dashures

  • 5 years ago
Pjesa e pare Dt 15 Janar Brunilda Hajrulla dhe Leonard Lazaj lidhen sëbashku që kur Brunilda ishte ende në shkollën e mesme. Nga kjo marrëdhënie që në fillim diçka nuk shkonte si duhej. Brunilda nuk kishte mësuar se kjo ishte një marrëdhënie paralele, pasi ai ishte martuar një vit më parë dhe kishte një djalë. Në një kohë që Brunilda mëson se kishte mbetur shtatzënë, të dy vendosin të emigrojnë drejt italisë.

Dhe kështu ndodhi, cifti zhvendoset në shtetin fqinj për të qëndruar rreth 6 muaj atje. Më pas Brunilda lëviz drejt Anglisë ku Leonardi kishte të vëllanë, ndërsa vetë Leonardi qëndron në Itali.Qëndron pak ditë atje për t'u regjistruar si kosovare në një godinë hoteli ku jetonin edhe emigrantë të tjerë shqiptarë. Brunilda regjistrohet me emrin Suela Hyseni. E zonja e hotelit quhej Pam dhe ishte një grua zemërgjerë që ndihmonte emigrantët në ushqime dhe veshmbathje. Ajo krijon një marrëdhënie të ngushtë miqësore me Brunildën duke e ndihmuar shumë, pasi ishte edhe shtatzënë.

Ndërkohë që Brunilda dhe Leonardi ishin në emigrim, babai i Brunildës nga meraku për të bijën bën denoncim në policinë e Vlores me motivacionin se vajzën ia kishin cuar prostitutë. Leonardi kthehet nga Italia në Shqipëri për të sqaruar të gjithë marrëdhënien e tij me Brunildën dhe se të gjitha pretendimet ishin të pavërteta. Nga përtej kufijve Brunilda lind vajzën e saj në Londër por Leonardi s?mundi të shkonte dot. Te dy biejnë në dakordësi që vajzën me emrin Suela ta lënë në Londër për pak kohë sa Brunilda të kthehej në vendlindje.

Pas afro 15 ditëve Brunilda rikthehet në Londër për të marrë Suelën e vogël, por mëson se vajza ishte birësuar nga një familje angleze. Brunilda hap një gjygj për mosvenien në dijeni nga asistentja sociale dhe pa miratimin e saj lidhur me birësimin e vjazës. Pas zhvillimit të disa seancave gjyqësore, Brunilda nuk arrin të marrë vajzën që e lindi më 4 mars të vitit 2000.

Recommended