Veliaj takim me homologun e Vienës: Të thellojmë bashkëpunimin ekonomik

  • 5 years ago
Tirana dhe Viena do të rrisin marrëdhëniet mes tyre, për një bashkëpunim më të mirë në fusha si ekonomia, transporti apo aktivitetet kulturore e artistike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në kryeqytetin austriak, i ftuar në edicionin e 16-të të Kongresit të Vjenës me temë ?Shaping the Future?, i organizuar nën kujdesin e kancelarit Sebastian Kurz dhe kryetarit të Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig.

Në vizitën e tij, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig, me të cilin diskutoi mbi konkretizimin e një sërë projektesh bashkëpunimi. Ai falenderoi homologun e tij për mikpritjen dhe marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy kryeqyteteve, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që ato të shkojnë edhe më tej, për t?u përkthyer në projekte konkrete.

Jam shumë i lumtur sot që jemi në Vienë dhe për mikpritjen e mikut tonë, kryetarit të ri të Bashkisë së Vienës. Me këtë qytet kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, po ashtu edhe një vit kulturor midis Tiranës edhe Vienës, të cilin duam ta përforcojmë. Besoj se mund të bëjmë shumë bashkë. Viena është kryeqyteti i Austrisë, por është edhe kryeqyteti i Ballkanit. Shumë prej rrugëve tona, si ato ekonomike, si ato politike, kalojnë nga Viena, por unë besoj gjithmonë e më shumë se qytetet po zënë një rëndësi të veçantë ndaj do të vazhdojmë bashkëpunimin kur vjen puna te çështjet që kanë të bëjnë me urbanizimin e qyteteve dhe transportit publik.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës
Kryebashkiaku i Vienës, Michael Ludëig vlerësoi kryebashkiakun Veliaj dhe siguroi se dy qytetet do të shtojnë bashkëpunimin e nisur për të çuar më tej projektet në fushën e ekonomisë, politikave vendore dhe ato të kulturës.

Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik. Patëm mundësinë të diskutojmë shumë projekte të përbashkëta midis dy qyteteve tona, projekte që do të lidhin në të ardhmen Vienën dhe Tiranën në fushën e ekonomisë, politikave vendore, por edhe ato artistike. Janë të shumtë personat të cilët lidhin vendet tona. Jemi shumë krenarë që edhe shumë artistë shqiptarë janë të angazhuar dhe kanë aktivitetin e tyre në Vienë. Kjo tregon se kemi tashmë marrëdhënie mjaft të mira, të cilat duhet t?i çojmë përpara për të përballuar sfida të mëdha në rrugën europiane.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Recommended