Shpërthim tritoli në vilën e një biznesmeni në Gjirokastër, pa dëme në njerëz

  • 5 years ago
GJIROKASTËR- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen Granicë e Sipërme në Gjirokastër. Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një banese tre katëshe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka asnjë person të plagosur por vetëm dëme materiale në garazhdin e vilës.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Recommended