Report Tv-Shpërthim tritoli në katin e katërt të një pallati në Vlorë

  • 6 years ago
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Vlorë. Lënda shpërthyese është vendosur në një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen Isa Boletini, në banesën në pronësi të shtetasit Jovan Çela.Report Tv ka mësuar se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e vendosjes së tritolit. Pronari ka deklaruar në polici se nuk ka patur probleme apo konflikte të mundshme me persona që mund të kenë vënë tritolin në banesën e tij. Burimet bëjnë me dije se pronari i banesës nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen "Isa Boletini", në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

Recommended