Bllokohen 5.2 mln Euro dhe 7 apartamente

  • 5 years ago
Një sinjalizim nga Zvicra çoi në sekuestrimin e  5.2 milionë Eurove dhe 7 apartamenteve në emër 50-vjeçares Shqipe Palajt dhe babait të saj Pjetër Voci, 83 vjeç nga Lezha.

Hetimet e policisë nisën menjëherë pasi në llogaritë bankare në emër të 50-vjeçares, mbërritën shuma të mëdha parash në një kohë shumë të shkurtër. Transaksioni është kryer ditët e fundit nga familjarë të këtyre dy personave që jetojnë në Zvicër drejt një filiali banke në Lezhë.

Sipas informacioneve të marra në mënyrë konfidenciale, bëhet e ditur se 50-vjeçarja mund t?i ketë marrë këto para të dërguara nga kunati dhe vëllai i saj. Lekët nisën të tërhiqeshin dhe me to të bliheshin prona të paluajtshme, kryesisht në qytetin e Lezhës, ku në emër të Palajt dhe babait të saj figurojnë 7 apartamente.

Megjithë dyshimet e forta për para që vijnë nga aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, hetimi për 50-vjeçaren dhe babain e saj do të bëhet në gjendje të lirë. Policia ka kërkuar nga homologet në Zvicër të tjera detaje për aktivitetin e familjarëve të Palajt në Zvicër dhe për prejardhjen e këtyre parave.

Tv Klan

Recommended