Report Tv-U vra në Greqi në 2017, bllokohen 1 mln euro të trafikantit dhe familjes së tij/ EMRI+FOTO
  • 6 years ago
TIRANE-Struktura ?Forca e Ligjit? sekuestroi rreth 1 milion euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi. Report Tv mëson se shuma e sekuestruar i përket Roland Shëmbitrasit të vrarë në Greqi në vitin 2017 për pazaret e drogës dhe të familjarëve të tij.

Shqiptarja.com mësoi pak kohë më parë se Roland Shëmbitrasi i kishte transferuar paratë në llogaritë e babait Kasëm Shëmbitrasi 70 vjeç pensionist, vëllait dhe nipit të tij, më konkretisht Bernard Shëmbitrasi dhe Kristo Shembistrasi në Pogradec.

Hetimi i dosjes për pasurinë nisi nga prokuroria e Pogradecit, ndërsa më pas u transferua te prokuroria e krimeve të Rënda e cila pas disa letërporosive në Greqi vendosi sekuestrimin e llogarive bankare.

'Forca e Ligjit' i ka gjetur atij në total një pasuri prej rreth 1 milion euro. 514 milionë lekë të vjetra ishin në emrin e Roland Shëmbitrasit, ndërkohë që rreth 170 milionë lekë ishin në emër të Kasëm Shëmbitrasit.

Struktura ka sekuestruar gjithashtu edhe disa llogari të tjera të të afërmve të familjes së Shëmbitrasit, konkretisht, Bernard Shtembirasit 924 milionë lekë dhe Kristo Shëmbirasit. Në total shuma e sekuestruar sipas Policisë arrin në 111 milionë lek të reja.

Roland Shembitrasi i cili njihej me nofkën ?tenxherja? dyshohet se ishte kreu i një bande për trafikun e drogës në Greqi, ku pikërisht dyshohet se përplasjet për drogën sollën edhe vrasjen e tij.

Njoftimi i plote
Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe llogarive bankare që dyshohet se rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas procedimit nr.443 të vitit 2017, Policia e Shtetit bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët, referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr.8, i vitit 2018.

Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Hetimore Qendrore, u informua nga agjenci ligj zbatuese për veprimtarinë e kundërligjshme të shtetasit R.Sh. Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.

Kështu në gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë, i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42.000.000 lekë. Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:

? K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë;

? B.Sh. në shumën 924.922 lekë;

? R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e ?Trafikimit të lëndëve narkotike?, në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme a...
Recommended