Ora News – Shtohen të prekurit me fruth, 30 raste në 22 ditët e para të janarit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pas rastit fatal të vdekjes së një foshnje 4 muajshe me fruth, Intituti i Shëndetit Publik njofton se rastet me këtë sëmundje virale janë shtuar duke e çuar në 30 numrin e të prekurve. Ndërsa mjekët thonë se nënat kanë frikë të vaksinojnë fëmijët e tyre duke menduar se fruthi mund të merret në konsultore apo pediatri.

Kapja në kohë e fruthit si edhe vaksinimi sipas kalendarit të përcaktuar mund të eleminojë rastet fatkeqe të vdekjes nga fruthi.

Ky është apeli që bën Instituti i Shëndetit Publik pas rastit fatal të humbjes së jetës të foshnjës 4 muajshe në QSUT.

Specialistja, Eugena Tomini, tha se edhe të rriturit e viteve 80-90? duhet të aplikojnë vaksinën e fruthit.

Tomini: Grupmosha më e prekur është ajo nën 2 vjeç dhe sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit akoma nuk ka ardhur momenti për tu vaksinuar kundër fruthit.Nuk kemi raste të rënda aktualisht.Rasti që fatkeqësisht ndërroi jetë na ka prekur të gjithëve.

Ndërsa mjekja, Vjollca Pallaveshi tregon se nënat janë të frikësuar për të vaksinuar fëmijët.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve me fruth është 30 raste (pozitive).

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alarmi-nga-fruthi-apeli-i-ishp-se-femije-e-te-rritur-vaksinohuni
Recommended