Ora News - Në 15 ditë, 15 raste me fruth

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët në lidhje me situatën e deritanishme të fruthit në vendin tonë dhe masat për të parandaluar përhapjen e tij.

Në 15 ditëshin e parë të muajit janar janë konfirmuar 15 raste me fruth.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se "Nga rastet e konfirmuara në laboratorin e këtij institucioni, pjesa më e madhe e rasteve i përkasin grupmoshës nën 2 vjeç".

ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij.

"Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishmë vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit", informon ISHP.

Masat e ndërrmara nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Fruthit:

- Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

- Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror.

- Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

- Vaksinim i personelit.

- Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.

- Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

- Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.

- Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t?u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-15-dite-15-raste-me-fruth

Recommended