Report TV-KLP thirrje prokurorëve të aplikojnë për 15 vendet vakante të SPAK
  • 5 years ago
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për 15 vendet vakante të SPAK.

Sipas njoftimit, prokurorët që duan të aplikojnë nuke kanë të nevojshme që të dorëzojnë pranë KPK: kopjen e noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave; 3. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën e Magjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka); 4. Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror; 5. Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme; 6. Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror.

Një e re tjetër është se Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ushtroj funksionin e tij pranë ambjenteve të Prokurorisë së Përgjithshme.
Recommended