Ora News – Tërhiqet arkitekti për Teatrin e ri Kombëtar?!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Lajmi se kompania e arkitektit Bjarke Ingels Group është tërhequr nga projekti i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar ka ngjallur shpresën tek komuniteti i artistëve dhe regjisorëve të cilët protestojnë prej 11 muajsh kundër shembjes së godinës.

"Është një lajm i mirë që tregon edhe njëherë se protesta në të cilën ne jemi gati prej 11 muajsh është një protestë e drejtë. Unë mendoj se Teatri Kombëtar nuk do të prishet deri përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit".

Edhe pse nuk dihen ende arsyet e tërheqjes, dritëhijet e projektit theksohen edhe më shumë nga fakti se Bjarke Ingels nuk ka reaguar ende zyrtarisht për situatën.

Alfred Lela: Pasiguri dhe pahijeshi dhe një proces pa proces që u zhvillua në lidhje me gjithë atë që ne njohim për çështjen e Teatrit. Duket se është pjesë e teatrit që është luajtur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/terhiqet-arkitekti-teatrin-e-ri-kombetar

Recommended