Thika pas shpine e arsimit, Ora News publikon ekskluzivisht letrën e Arjan Gjoncaj drejtuar Ramës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Përpara votimit të ligjit për arsimin e lartë në parlament është ndryshuar një nga amendamentet, i cili solli pasoja në arsimin e lartë. Arjan Gjoncaj, kryetari komisionit për reformën e arsimit të lartë, në letrën drejtuar kryeministrit Rama, tregon faktet, të cilat vijnë për herë të parë në një publikim ekskluziv të Ora News se çfarë ka ndodhur me reformën, e cila sot ka nxjerrë studentët në protestë.

Prej më shumë se një muaji, revolta e studentëve në protesta ka nxjerrë në pah një prej shqetësimeve kryesore në kërkesat e tyre, ligji i arsimit të lartë. Por çfarë ka ndodhur me këtë ligj në kohën e miratimit të tij?

Ora News publikon ekskluzivisht letrën e papublikuar më parë nga kryetari i komisionit për reformën e arsimit të lartë, Arjan Gjonça, drejtuar kryeministrit Edi Rama që në vitin 2015.

Letra, bën me dije fakte dhe problemet e shfaqura pas ndryshimeve në nenin 131 të bëra në parlament të projektligjit.

Ndryshimet e bëra me amendament të Vasilika Hysit për mandatet e anëtarëve të IAL, ai i konsideron thikë pas shpine. madje për të shmangur krizën propozon pezullimin e zgjedhjeve përmes vendimit të këshillave të ministrave deri në riorganizimin e Universiteteve.

Në shkresë thuhet se ka pasur një ndryshim amendamenti nga Vasilika Hysi për t?i dhënë të drejtën e rizgjedhjes, rudimenteve drejtuese të arsimit të lartë që e kanë katandisur atë në një kooperativë të injorancës.

Më tej, Gjonça thotë se në kohën e hartimit të reformës ai dhe grupi i punës janë përballuar me presionin politik dhe publik te pamerituar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thika-pas-shpine-e-arsimit-ora-news-publikon-eksluzivisht-letren-e-arjan-gjoncaj-drejtuar-rames