Ora News – Babai ju vrau nënën dhe tezen në Ballsh, dy fëmijët dërgohen në fshatin SOS
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Fshati SOS është bërë strehëza e parë për fëmijët e familjes Musta, të moshës 6 dhe 10 vjeç, të cilët për fat të keq ishin dëshmitarë të një ngjarjeje të rëndë, vrasjen e nënës dhe tezes së tyre nga babai Gazmend Musta. Që pas kësaj tragjedie fëmijët ndodhen në fshatin SOS në Tiranë, në gjendje të tronditur.

Teuta Shkenza: Fëmijët kanë nja 3-4 ditë që janë në fshatin e fëmijëve SOS dhe sigurisht për situatën që kanë kaluar, mqs kanë qenë prezent janë shumë të tronditur nga ana psikologjike. Mbështetja e parë që ne po i japim aktualisht është nëpërmjet psikologut të organizatës, i cili punon me orë të zgjatura.

Drejtoresha e fshatit SOS, Teuta Shkenza tha se po punohet që fëmijët të gjejnë ngrohtësinë e familjes, por edhe të shkollohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/babai-ju-vrau-nenen-dhe-tezen-ne-ballsh-dy-femijet-dergohen-ne-fshatin-sos
Recommended