Ora News – Rruga e Kombit sot, qarkullohet me vështirësi nga Kalimashi në Rrëshen

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Rruga e Kombit u bllokua për disa orë gjatë pasdites së të mërkurës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Qytetarët mbetën për disa orë në rrugë siç vërtetojnë edhe këto pamje.

Sipas udhëtarëve situata më e vështirë ishte në segmentin Rrëshen-Kalimash ku rruga ishte tërësisht e bllokuar dhe e papastruar. Pamje në orë të ndryshme të ditës deri natën vonë tregojnë automjete të tonazheve të ndryshme që kanë mbetur të bllokuar në të dy kahet e rrugës.

Qytetarët raportojnë se kanë mbetur për shumë orë në këtë situatë pasi bora dhe akulli nuk ishin pastruar. Për pasojë të borës dhe ngricës në rrugë të shumta raportohen edhe raste të aksidenteve përgjatë aksit kombëtar.

Sipas qytetarëve në rrugë nuk kishte borëpastruese të kompanisë koncensionare, edhe pse reshjet ishin intensive. Shtabi i emergjencave në Kukës tha të enjten se rruga e Kombit është e kalueshme ndërkohë që aty punojnë 13 borëpastruese dhe 2 fadroma.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rruga-e-kombit-sot-qarkullohet-me-veshtiresi-nga-kalimashi-ne-rreshen

Recommended