Cfare deklaroi Gent Cakaj per korrigjimin e kufirit

  • 5 years ago
Deklarata që Presidenti Ilir Meta mori si argument për të mos e dekretuar Gent Cakajn u bë në emisionin ?Zona B? të gazetarit Baton Haxhiaj, në muajin Nëntor të vitit të kaluar. Cakaj e ka komentuar gjatë idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Beogradit. Thotë se kufijtë po diskutohen edhe në vende të tjera të Ballkanit, si kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gent Cakaj :Korrigjimi nuk është operacion linguistik. Evuolimi i parë në suaza të përgjithshme. Shqipëri ka çështje të hapura të detit me Greqinë dhe Kosova me Serbinë. Ndonëse ka kontekste të ndryshme.

Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor?.

Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Europian.

Por për Kosovën e Serbinë, Cakaj përjashton ndarjen në baza etnike.

Recommended