Ora News - Kukës, ja rrugët ku ka vështirësi qarkullimi nga bora

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Reshjet e borës janë rikthyer në Kukës. Ato nisën pas mesnate dhe intensiteti i tyre u shtua gjatë ditës së sotme.

Lartësia e borës në qytetin e Kukësit ëshë mbi 15 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 40 cm.

Dëbora ka krijuar probleme në aksin rrugor Kukës-Bicaj, pjesë e rrugës nacionale Kukës-Peshkopi.

Rruga sipas drejtuesve të automjeteve kalohet me shumë vështirësi dhe me zinxhirë për shkak se nuk ka borëpastruese për të pastruar rrugën e për të hedhur kripë.

Përveç këtij aksi, probleme nga dëbora janë krijuar edhe në rrugët Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Shishtavec.

Sipas kreut të Këshillit të Qarkut të Kukës, Abedin Oruçi, i cili inspektoi në terren gjendjen e tyre në këto dy rrugë ka prezencë të theksuar dëbore.

Sa i përket vijimit të procesit mësimor, DAR Kukës bëjnë me dije se procesi mësimor vijon i rregullt, por me orë të reduktuara.

Ndërkohë mjetet e makineritë e kompanive sipërmarrëse dhe të Bashkisë janë në terren për të mbajtur situatën nën kontroll dhe rrugët e qarkullueshme.

Energjia elektrike ka patur ndërprerje vetëm me njësine administrative Malzi dhe në lagjen Surroj në Kukës.

Pjesa tjetër është furnizuar pa ndërprerje.Nuk ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kukes-ja-rruget-ku-ka-veshtiresi-qarkullimi-nga-bora

Recommended