Mjegulla e dendur në Kukës, vështirësi qarkullimi dhe viroza

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjegulla e dendur që ka prekur prej disa ditesh zonën e Kukësit, shoqëruar me temperatura të ulta ka krijuar një situatë të pazakontë në këto ditë dimri. Mjegulla e dendur ka mbuluar dhe segmentin Kalimash-Kukës-Morinë në rrugën e kombit. E kombinuar me prezencën e akullit në rrugë, nga mjegulla janë sjellë dhe aksidente, që fatmirësisht kanë qenë pa pasoja.
Ndërkohë Policia e Kukësit ka shtuar postoblloqet dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me drita të ndezura.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mjegulla-e-dendur-ne-korce-e-kukes-veshtiresi-qarkullimi-dhe-viroza/

Recommended