Intervista/Kinematografia e pas viteve ’90-të në Shqipëri, regjisori: Filmi është në agoni

  • 5 years ago
Regjisorin, i cili prej gjysmë shekulli i është dedikuar kinematografisë shqiptare, e takojmë në rrugën ?Myslym Shyri?. Më mirë se për çdo gjë ai mund të na flasë për kinematografinë tonë në 30 vite demokraci, ku rrallëherë filmat që janë realizuar kanë lënë shenjë tek publiku. Për kamerën e ?ReportTV? kineasti Saimir Kumbaro teksa tregon për ekzistencën e ish Kinostudios ?Shqipëria e Re? deri në vitin 1996, kritikon punën pas kësaj periudhe është që bërë në Qendrën e Kinematografisë.

Që nga viti ?90-të deri në 1996 ka ekzistuar Kinostudio ?Shqipëria e re?, që më vonë u quajt ?Albafilm studio?. Në vitin 1996 krijohet Qendra e Kinematografisë, ku në krye të saj ishte Xhevdet Ferri. Një nga filmat e parë, që u realizua në atë kohë ka qenë ?Dasma e Sakos? e regjisorit Vladimir Prifit, para këtij ishte ?Vdekja e kalit?, të cilin e realizova unë, ndërsa Besnik Bisha ?Zemra e nënës?. Kështu nisi ndarja nga teknologjia e vjetër. Në vitin 1996, me krijimin e Qendrës së Filmit, krahas përdorimit të pelikulës, filmit 35 mm, nisi edhe teknologjia tjetër, elektronikë. Shumë regjisorë u sulën drejt saj. Sot edhe kësaj dite vazhdohet me këtë, me kamera që po i afrohen filmit, por ende nuk është arritur. Kinemaja për mua është shumë komplekse, është një bashkësi artesh, prandaj ata që duan që t?i hynë kësaj duhet ta dinë mirë. Unë në vitin 2007, që kam prodhuar filmin si producent dhe regjisor ?Ne dhe Lenini?. Një film me skenar të tipit Iliada. Filmat që janë në lëvizje quhen Odisea. Për buxhetet tona është më mirë stili Iliada.

Saimir Kumbaro, regjisor

Recommended