Tragjedi dhe incidente/ Helikopterët e rrëzuar gjatë viteve në Shqipëri (Ngjarjet më të bujshme)
  • 6 years ago
Fatmirësisht pa viktima, por aksidenti i sotëm me helikopter në Korçë mund të ishte kthyer në tragjedi duke pasur parasysh afërsinë me bllokun e pallateve dhe karburantin. Kjo ngjarje të kthen në vëmendje disa prej incidenteve ajrore, disa edhe tragjike

Ngjarja më e rëndë është padyshim ajo e 22 nëntorit 1989, kur dy helikopterë të bazës së Farkës, u përplasën njëri pas tjetrit në malin e Llogarasë. Bilanci: 23 të vdekur. Mes viktimave stafi ushtarak i helikopterëve, mjekë të nisur për të dhënë ndihmën e parë për një aksident me autobus dhe studentë e profesorë.

Një tjetër aksident i rëndë, ka qenë ai i 17 korrikut 2006, ku humbi jetën politikani Gramoz Pashko. Helikopteri Bell 222 u nis nga Tirana të dërgonte Pashkon në Itali pas një incidenti në plazh. Humbën jetën vetë Pashko, i biri, 2 mjekë dhe 2 pilotë.

Në 26 gusht 2014 në zonën e Dukagjinit një helikopter BO 145 i Ministrisë së Brendshme, u rrëzua në këtë zonë, pasi u qëllua nga kultivuesit e lëndëve narkotike. Nuk pati persona të lënduar.

Një helikopter Cougar EC 145 që kishte vetëm pesë muaj që përdorej nga Ushtria u rrëzua në vitin 2016 mbi Liqenin e Shkodrës dhe shkaktoi dy viktima, kapiten Florian Deliajn dhe togerin Donald Hoxha.

Aksidentet e tjera u përkasin avionëve ushtarakë. Në vitin 1999, një ?charter? i Kombeve të Bashkuara i nisur nga Rinasi u rrëzua ne Malet e Sharrit në Prizren.
Recommended