‘Mos na xhelozohet Juvja’? Rama publikon videon nga stadiumi i ri: Kryevepër

  • 5 years ago
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Instagram ku duken punimet që po bëhen në stadiumin e Ri, ?Arena Kombëtare?. Rama, sipër një imazhi ku duken ambientet e brendshme, pyet me satirë ndjekësit: Mos na xhelozohet Juvja?

?Një kryevepër inxhinierike. Strehë e varur e prodhuar në vend. 7000 ton strukturë çeliku. Arena Kombëtare, një kryevepër arkitektonike që po merr formë, shkruan Rama në postimin në Instagram.

Punimet për Arenën Kombëtare janë duke vijuar ku është ndërtuar pjesa më e madhe e tij. Kapaciteti i stadiumit do të jetë rreth 22 mijë vende.

Recommended