Rikthehen protestat e “Jelekëve të verdhë” në Paris - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qindra francezë pjesë e grupimit ?Jelekët e Verdhë? po protestojnë sërish këtë të shtunë, duke shënuar kështu javën e 7-të të tubimeve në prag të vitit të ri.Ata kërkojnë largimin e Presidentit Emmanuel Macron, që sipas tyre ka favorizuar të pasurit si dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.Protestuesit kanë bllokuar sheshin ne Shamps Elize, ndërsa brohorasin me thirrje kundër qeverisë.Protestat antiqeveritare të ?jelekëve të verdhë? që kanë tronditur Francën, pritet të vazhdojnë edhe të dielën.Champs-Elysees që nga muaji i kaluar ka qenë epiqendra e protestave të përsëritura e të dhunshme kundër qeverisë së Macron-it.Sheshi i ?Harkut të Triumfit? u kthye për disa ditë në një arenë përleshjesh të dhunshme mes policisë dhe protestuesve të ?Jelekëve të Verdhë?.Presidenti Macron, u përpoq të zbuste krizën e krijuar nga protestat e dhunshme, duke premtuar rritjen e rrogës bazë për punëtorët dhe pensionistet, por një gjë e tillë duhet se nuk I ka bindur protestuesit.
Recommended