Beograd, vazhdojnë protestat masive kundër Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mijëra qytetarë protestuan të shtunën kundër qeverisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.Nën moton ?1 në 5 milionë? qytetarët u tubuan në kryeqytetin e Serbisë në Beograd në javën e 27 të protestave kundër presidentit.Por edhe pse nisi e qetë, dhuna në protestën e së shtunës u përshkallëzua. Një nga organizatorët e protestës mbeti i lënduar dhe u dërgua në spital për trajtim të specializuar.Sipas organizatorëve, sulmi është i një natyre politike; ata i kërkuan policisë dhe prokurorisë të identifikonin dhe arrestonin autorin.Demonstrata ?Një në 5 Milionë? u mbajt për herë të parë më 8 dhjetor të vitit të kaluar, dhe nisi pas sulmit ndaj një politikani të majtë në opozitë.Protestuesit e akuzojnë kreun e shtetit për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medias dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve. Megjithatë presidenti Aleksandar Vuçiç vazhdimisht i ka hedhur poshtë këto akuza.
Recommended