Ora News - Devijimi i Lanës, PD: Veliaj gënjen, plani urbanistik tregon gjurmën ekzakte

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Partia Demokratike thotë se kreu i Bashkisë Tiranë u kap në flagrancë duke gënjyer për ndryshimin e shtratit të lumit të Lanës.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, në një dalje për mediat tha se Veliaj një vit më parë deklaroi nisjen e punimeve, ndërsa pas zbulimit të skandalit tha se projekti nuk është emergjencë për bashkinë.

Ndryshe nga sa mashtron Bashkia e Tiranës, theksoi Zhupa, harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës, Edmond Bego.

Deklarata e plotë


Bashkia e Tiranës bëri dje atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë qytetarët për të mbuluar të vërtetën e projektit luksoz 60 milionë euro të trafikantit të drogës, Edmond Bego.

Përveç mashtrimeve të tjera, Bashkia tha se projekti që zhvendos shtratin e lumit Lanë nuk do të nisë tani. Por ky pohim kundërshton deklaratën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një vit më parë, sipas të cilit puna për Lanën do të niste shumë shpejt.

Bashkia ka dy alternativa. Ose të pranojë se kryetari Erion Veliaj gënjeu dje kur tha se nuk ka emergjencë ose të pranojë se Erion Veliaj ka gënjyer qytetarët një vit më parë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/devijimi-i-lumit-lana-pd-veliaj-u-kap-ne-flagrance-duke-genjyer

Recommended