Festë në tregjet e Tiranës/ Qytetarët blejnë produkte për natën e Vitit të Ri
  • 5 years ago
Atmosfera e festave ndjehet dhe në tregjet e Tiranës. E ashtu si tashmë është bërë traditë, qytetarët kanë nisur fluksin e blerjeve të produkteve ushqimore. Për tregtarët kjo është periudha më e favorshme.

Ata thonë për Report Tv se çmimet nuk kanë shumë ndryshim nga viti i kaluar, përveç disa produkteve specifike.?Çmimet nuk kanë ndryshuar, janë pothuajse si vitin e kaluar. Është rritur vetëm çmimi i disa prej produkteve që vijnë nga jashtë?, shprehet një tregtar.

Ndërsa qytetarët thonë se çmimet e produkteve janë të përballueshme, përveç disa produkteve që rriten çdo vit. ?Çmimet janë të përballueshme, me luhatje të vogla por nuk kanë ndryshuar shumë?, shprehet një qytetar.

Sa i përket produkteve që blehen më së shumti nga qytetarët, tregtarët tregojnë se janë frutat dhe produktet e mishit dhe të peshkut. Ata theksojnë se qytetarët dinë të festojnë bollshëm, dhe nuk kursehen për festat e fundvitit.
Recommended