Virus, jo panik! Qytetarët blejnë maska dhe dezinfektues
  • 4 years ago
Të gjendur përballë një fluksi të madh lajmesh, në lidhje më koronavirusin, që nga vendi i origjinës Kina, ka mbërritur deri te fqinji ynë Italia, njerëzit po shtojnë masat parandaluese, si mbajtja e maskave para hundës e gojës.

Ndërkohë specialistët i meshojnë higjienës personale. Lajini sa më shpesh duart me ujë dhe me sapun, kur tështini apo kolliteni, mbani një shami para gojës, ose vendosni parakrahun. Shmangini personat, që kanë rrufë apo kollë. Praktikoni rregullat e higjienës, teksa gatuani në kuzhinë, dhe shmangini kontaktet me kafshët e gjalla.

?Nuk kemi asnjë frikë. Maskat edhe mund t?i mbajmë, se nuk ka gjë të keqe. Këto më duken gjëra mediatike, më tepër. Doli ajo goca dhe tha në Whatsapp, që ka 12 te vdekur dhe kërkonte pastaj të fshihej, se do jepte llogari në polici. Ajo, po erdhi, nuk pyet askënd. Nuk duhet të rrimë shumë në ambiente të mbyllura. Unë jam mjek dhe them se nuk ka vend për panik?, shprehen disa qytetarë.

Ndërkohë disa të tjerë thonë:

?Për vëmendje dhe kujdes, po, duhet të jemi më vigjilentë. Nipërit e mbesat i çojmë në shkollë rregullisht. Nëse respektohen institucionet arsimore dhe shëndetësore, jemi në rregull, nuk ka nevojë për frikë. Ja, një shkollë u mbyll sot në kokë të vet. Kjo nuk duhet të ndodhë, se përhap frikë kot. Frikë kemi, thotë një grua, pasi dëgjojmë me vëmendje lajmet. Një fluturim larg është virusi. ?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#Italy#TopChannel
Recommended