Ylli Rakipi në ‘5 pyetje’: Korrupsioni shkon deri lart, të dyja palët politike të interesuara

  • 5 years ago
I ftuar në ?5 pyetje nga Babaramo? ka qënë edhe gazetari Ylli Rakipi, i cili ka folur lidhur me skandalin e një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë ?DH Albania?.

Rakipi, drejtuesi i emisionit ?Të paekspozuarit?, i cili zbuloi pak javë më parë skandalin u shpreh se kjo gjë ndodhi vetëm sepse paratë për krijimin e kompanisë kishin shkuar në Amerikë dhe se shteti nuk mund të korruptohej për të falsifikuar datën e krijimit të saj.

Ndër të tjera, Rakipi u shpreh se korrupsioni shkon deri në fund duke arritur nivelet më të larta të qeverisjes dhe se të dyja palët poltike janë të përfshira në skandalin që po mundohen të fshehin.

?Gazetaria investigative është si të shkosh për peshk. Befas opozita paralajmëroi se janë 2.2 miliard euro që do përdoren për rrugët në Shqipëri. Si ka mundësi që vlera e 1 km të jetë 20 milion euro? Në këtë rast një deputet i PD, Agron Shehaj kërkoi të dinte se kur ishte krijuar kompania. Mori përgjigjet e tij nga shteti i Delaëare. Drejtori i këtij shteti hyri në kontakt me ne dhe na e konfirmoi. Shteti i Delaëare është një parajë fiskale por në këtë rast është riskuar më shumë seç duhet. Po të kishte dalë në një ishull, ku shteti është edhe vetë i korruptuar dhe nuk do të zbulohej. Është riskuar shumë për të çuar paratë në Amerikë. Kjo kompani ishte krijuar në Amerikë më 25 korrik 2018. Shkon lart deri në fund korrupsioni. Nuk mund të ikin 30 milion pa u parë. Tani drejtori i ARRSh-së bën si budalla. Shteti ne na konfirmoi që letrat janë të falsifikuara. Ishin falsifikuar bilance sikur ishin krijuar që në vitin 1998. Në shtetin e Deliëare po të shkosh do të gjesh dokumentet në vitin 2018, ndërsa falsifikimi ishte bërë i gjithi këtu. Prokuroria e thërret recepsionistin dhe ai nuk gjendet, nuk është. U ka rënë në kokë një bombë e madhe. Del çdo gjë e falsifikuar. Avokati që ka bërë letrat nuk ka lindur asnjëherë. Ky është një skandal që po përpiqen ta fshehin. Besoj që të dy palët politike janë të interesuara që ky skandal mos të dalë. Ky vend është rrëmbyer nga një grusht oligarkët, ata kanë punuar edhe me pushtetin që iku dje. Kanë fituar dhe kanë qënë partnerë. Pse paratë në Amerikë? Një pjesë e rëndësishme e politikanëve ikin nga politika jeton në SHBA, ke edhe paratë e pastra atje 100%, ky është risku që nuk i dërgon në një ishull. Prandaj zgjedh një vend sa më të sigurt, demokratik. Kjo është një aferë që të dy palët janë bashkë. Këta nuk gjejnë dot as djalin 26-vjeçar. Këtu barset mali dhe pastaj del një mi. Kështu do të mbyllet historian në këtë vend,? ? u shpreh Rakipi.

I pyetur lidhur me protestën e studentëve, gazetari u shpreh se ajo ishte diçka që nuk pritje dhe se e kishte frikësuar tej mase kryeministrin Edi Rama.

Recommended