Një përgjigje për Edi Diarrenë - Nga Ylli Rakipi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mirëmbrëma Edi Diarreja!

Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve.

Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot.

Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si, ta mbyllësh emisionin, ?Të Paekspozuarit?.

Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore.

Edush diarreja, emisionin ?Të Paekspozuarit?, nuk e mbyll dot. Ky emision, do të mbyllet, atë ditë që unë nuk do të jem më në këtë botë.
Deri atëherë, duhet të presësh dhe do të takohemi shpesh.

Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vitë më parë, kur ti ishe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të kujtohet besoj. Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja përshembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën.

Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt.

Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.
Aman, ? më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.
Më ndihmo, ? më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!

Por, ctë bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nje-pergjigje-edi-diarrene

Recommended