Ora News - Të miturit jo në burgje, apeli i adoleshentit: Mos i bëni të vuajnë familjarët!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aktualisht në burgje dhe në paraburgime ndodhen 21 persona të mitur që kanë kryer vepra të ndryshme penale nga vjedhje e deri tek vrasjet. Ata janë të akomuduar aktualisht në institucionin për të miturit në Kavajë, por Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u ka premuar se shumë shpejt pë të miturit nuk do të jetë burgu e vetmja alternativë për të vuajtur dënimet.

"Mos bëni gabime, rrini mirë dhe dëgjoni familjarët tuaj që mos ti bëni të vuani. Janë ata që vuajnë dënimin, jo ne".

Ky është mesazhi që jep për bashkëmoshatarët ky 16-vjeçar, i cili prej një viti qëndron në institucionin e paraburgimit të të miturve në Kavajë.

Vepra të cilën ai ka kryer e ka izoluar nga familja dhe të afërmit, por e ka bëre edhe të reflektojë.

"Kam reflektuar, i kupton më mirë gjërat sepse jashtë si të gjithë adoleshtentët më shumë rrinim rrugëve sesa në shtëpi. Tani e dimë se kush është jeta e vërtetë".

Së bashku me bashkemoshatarë te tjerë ai ka marrë pjesë në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë në kryeqytet, ku ministrja Gjonaj u ka premtuar të rinjve që tashmë për të miturit të cilët kanë kryer vepra të rënda penale, burgu nuk do të jetë vendi ku do të kryejnë dënimin.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-miturit-jo-ne-burgje-apeli-i-adoleshentit-mos-i-beni-te-vuajne-familjaret

Recommended