Ora News - Apeli i ambasadores Yuri Kim: Mbroni shtetin ligjor, mos lejoni fajtorët të shpëtojnë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim i bëri një thirrje të gjithë prokurorëve të cilët shërbejnë në sistemin e drejtësisë shqiptare që të mbrojnë shtetin ligjor.

Në aktivitetin për sfidat e prokurorisë, diplomatja amerikane tha se reformat, të cilat po ndërmerr Shqipëria janë të rëndësishme por të vështira.

Yuri Kim: Ndërsa ju bëni ndryshimet të gjithë ne e kuptojmë se reformat që po ndërmerren janë të rëndësishme, por të vështira.

Reforma në drejtësi solli ndryshime, tani është koha që prokurorët të rifitojnë besimin e publikut.

Themelimi i SPAK dhe BKH është hap vendimtar që do të ketë një qasje pro aktive ndaj hetimit dhe ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shqipëria duhet të mbrojë shtetin ligjor, kjo nuk është një zgjedhje, kjo është një kërkesë.

Kjo duhet ti japë fund pa ndëshkueshmërisë dhe korrupsionit, sepse këto dy pengesat që po e ndalojnë Shqipërinë që të bëhet aq e madhe saç mund të jetë.

Sipas Kim, prokurorët duhet të përdorin mjetet e drejta të drejtësisë, për të mos lejuar fajtorët të shpëtojnë dhe të pafajshmit të vuajnë.

Yuri Kim: Përdorni mjetet e drejta të reformës në drejtësi. Merrni në dorën tuaj dhe përdorin fuqinë e plotë për të bërë më të mirën. Mos lejoni fajtorët të shpëtojnë, mos lejoni të pafajshmit të vuajnë. Shërbejini profesionit tuaj me nder dhe SHBA do të qëndrojë krah jush.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/thirrja-e-ambasadores-yuri-kim-mbroni-shtetin-ligjor-mos-lejoni-fajtoret-te-shpetojne

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended