PD: Rama e Veliaj devijuan Lanen per Edmond Begon

  • 5 years ago
Partia Demokratike denoncoi një tjetër aferë, që sipas saj po ndodh me projektin e Unazës së Madhe, pas asaj me kompaninë "DH Albania".

Jorida Tabaku: "Me Planin Urbanistik të vitit 2013 projekti për sistemimin e Lanës prekte një pjesë të tokës ku do të ndërtojë Mond Bego. Plani Rama-Veliaj ndryshoi projektin për sistemimin e Lanës me qëllim mosprekjen e zonës së ish-serave, ku trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego, ka planifikuar të ndërtojë kompleksin luksoz rezidencial".

Gazment Bardhi: "Kompleksi rezidencial, ku do të investohen 60 milionë Euro, është paraqitur prej Edmond Begos në Bashkinë e Tiranës, ku kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me leje ndërtimi".

Këto akuza u përforcuan më tej edhe nga kryetari demokrat Lulzim Basha në takimin që pati me banorë të zonës së Astirit.

Por Bashkia përmes një reagimi mohoi të këtë dhënë leje ndërtimi për Edmond Begon. Ajo bëri publike disa dokumente të firmosura që sipas saj tregojnë se Lulzim Basha në kohën që ishte kryebashkiak firmosi ndërtimin e një kati shtesë për veten. Bashkia e Tiranës i bën thirrje kreut të opozitës që të ndalë gjobat ndaj ndërtuesve dhe të lirojë ashensorin e pallatit ku banon pasi ka zaptuar ilegalisht hapësirën e përbashkët.

Recommended