Ora News - Ambasadori i OSBE: Duhet dialog mes studentëve dhe qeverisë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Megjithëse arsimi nuk është në fokus të misionit të OSBE-së, fakt që e cilëson në krye të fjalës së tij, protesta dy javore e studentëve nuk ka kaluar pa vemendjen e kreut të këtij misioni Bernd Borchard.

Nga Shkodra ku ai mori pjesë në një takim për krimin mjedisor, apeloi që të ketë dialog mes palëve, duke ju bashkuar kështu mesazheve të ndërkombëtareve, që mes qeverisë dhe studenteve duhen diskutuar 8 kërkesat e parashtruara.

Borchardt: Kërkesat e studentëve fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për te patur nje protestë paqësore. Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar, edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog.

Duke e paralelizuar me temën e takimit që e solli në kryeqendrën e veriut, që ishte ekspozita ?Krimi mjedisor?, ambasadori Borchard zgjodhi që indirekt të komentojë edhe reformën në drejtësi.

Borchardt: Të trajtosh problemin e krimit mjedisor ka shumë fasadë. Së pari vjen legjislacioni, që ai shqiptar është mjaft i mirë. Së dyti keni nevojë për gjyqësor të mirë dhe kjo është në proçes, po funksionon mjaft mirë me reformën në drejtësi. Por gjithashtu ka nevojë për ndërgjegjësim dhe këtë po mundohemi të sjellim përmes këtyre ekspozitave. Ndërgjegjësim që gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe mund të shkojnë më keq.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-i-osbe-duhet-dialog-mes-studenteve-dhe-qeverise

Recommended