Report TV - Protesta e studentëve/ Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri: Edhe ne kemi kërkuar dialog

  • 5 years ago
Ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard ka komentuar këtë të martë nga Shkodra ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe protestën e studentëve ndaj politikave arsimore në vend.

Borchard u shpreh se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por problemi sipas tij qëndron tek zbatimi. ?Keni nevojë për një gjyqësor mjaft të mirë dhe ky është akoma në proces në Shqipëri. Kjo po funksionon mjaft mirë me Reformën në Drejtësi. Por, ka nevojë gjithashtu për ndërgjegjësim dhe ne këtë po bëjmë; ndërgjegjësim që gjërat mund të shkojnë në drejtimin e gabuar dhe mjaft keq?, u shpreh më tej Borchard.

I pyetur për faktin nëse protesta e studentëve në Shqipëri përbën një shqetësim për OSBE-në, Borchard u përgjigj se OSBE nuk e ka momentalisht në fokus ndryshimin e sistemit arsimor në vend por pavarësisht kësaj, ai u shpreh se OSBE sikurse i gjithë komuniteti ndërkombëtar është pro një dialogu midis studentëve dhe qeverisë, ku të diskutohen 8 kërkesat e parashtruara të protestuesve.

"Studentët fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar, edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog", tha Borchard.

Recommended