Ora News - Kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, Bode: Do jap kontributin tim

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ekonomisë zhvilloi seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së BSH. Në seancë morën pjesë 5 kandidatë, pasi Arben Malaj ndodhej në një angazhim jashtë vendit.

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode ishte kandidati që ngjalli më shumë diskutime pas propozimit nga qeveria, edhe pse deputetët e mazhorancës duket se e kishin pranuar këtë fakt.

Gjatë fjalës së tij Bode premtoi angazhim nëse do të zgjidhej nga Parlamenti si anëtar i Këshillit Mbikqyrës në BSH.

Bode: Me eksperiencën time dhe formimin tim do të kontribuoj në një debat konstruktiv për të përmbushur të gjithë detyrimet ligjore që ka BSH. Me bordin e ri dhe debatin që do të zhvillohet brenda do mund të marrim një përgjigje pozitive. Të gjithë kemi çmuar punën e BSH unë mendoj që jo vetëm eksperienca ime do kontribuojë në një debat të dobishëm. Unë e marr ftesën i zhveshur nga të gjithë ngarkesat politike dhe do kontribuoj, do te jem besnik.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kandidat-keshillin-mbikeqyres-te-bsh-bode-do-jap-kontributin-tim

Recommended