Dëgjesa me kandidatët për Këshillin e BSH, Bode: 'Zhvishem' nga politika, do jap kontribut efektiv

  • 5 years ago
Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar sot seancat dëgjimore me 3 kandidatët e propozuar për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ish-ministri i Financave në kohën e PD, Ridvan Bode premtoi një qasje tërësisht jopolitike gjatë funksionit të tij, nëse zgjidhet anëtar. Një performancë më të mirë pune në politikat monetare, premtuan edhe kandidatet Suela Popa dhe Edlira Luçi.

?Unë mendoj se me eksperiencën dhe formimin si ekonomist dhe filozofik do të kontribuoj në një debat konstruktiv, të shëndetshëm dhe të dobishëm. Unë e marr ftesën i zhveshur nga të gjithë ngarkesat politike, dhe do kontribuoj, që ajo politikë të jetë më e mira dhe më e drejta për reformat e vendit.

Unë kam formimin tim ideologjik dhe orientimin tim filozofik dhe do te jem besnik? deklaroi Bode para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë. Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi u propozuan nga kryeministri Edi Rama për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Recommended