Ora News - Salianji në mbledhje grupi: T'i djegim mandatet, të bashkohemi me studentët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD ka qëndruar larg protestës së studentëve duke i mbështetur ata me deklarata publike. Pas mbledhjes së grupit Basha i bëri thirrje kryeministrit të plotësojë kërkesat e studentëve, ndërsa u zotua se do të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë.

Basha: Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike kundër një grushti politikanësh, kriminelësh, oligarkësh dhe pronarësh mediash, që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe. Të jemi bashkë dhe ne sot këtë thirrje kemi. Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, të mbështesin kushtet e tyre, njësoj siç i mbështesim ne.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të demokratëve është diskutuar mundësia e rikthimit në Kuvend në seancën e ardhshme për të ngritur shqetësimin e studentëve, por edhe për vetingun në politike.

Basha: Atë do t?jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët.

Mësohet se në grup ka pasur debate dhe diskutime për aksionin e opozitës. Deputeti Salianji është shprehur kundër pjesëmarrjes në Kuvend, ndërsa opozita ka kërkuar të djegë mandatet dhe t'i bashkohet protestës së studentëve, duke dëshmuar sipas tij një akt të pastër politik.
#oranews #protestaestudenteve

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/salianji-ne-mbledhje-grupi-ti-djegim-mandatet-te-bashkohemi-me-studentet

Recommended