Ora News - Përplasje në Kuvend për studentët, Salianji proteston ndaj Ramës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti Ervin Salianji proteston në Kuvend, duke mos lejuar kryeministrin Rama të flasë në foltore duke pretenduar se kishte të drejtën e fjalës.

Por me thirrjen e Ruçit ai u tërhoq pas dhe Rama vijoi fjalimin.

Kuvendi është mbledhur në seancë plenare, ndërsa para godinës ka nisur protesta e studentëve.

Amendamentet e propozuara nga LSI kanë kthyen në Kuvend një pjesë të deputetëve të opozitës pas muaj të tërë bojkot.

Deputetja Kejdi Mehmeti prezantoi amendimet e propozuara, teksa deputeti Luçiano Boçi i hodhi kryeministrit letrat në tavolinë.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla tha se kërkesat e studentëve do të plotësohen një më një, por jo në dialog me opozitën, por me ata.

Në sallë janë deputetët Petrit Vasili, Luan Rama, Floida Kerpaçi Kejdi Mehmetaj, Valentina Duka, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Izmira Ulqinaku.

Në axhendën që është publikuar nga Kuvendi, nuk paraqitet asnjë vendim në favor të plotësimit të 8 kërkesave të studentëve.

Nuk dihet nëse do të futen në rendin e ditës, dy amendamentet e propozuara dje nga LSI-ja për zgjidhjen e 8 kërkesave emergjente të protestuesve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mazhoranca-sot-ne-kuvend-rendi-i-dites-nuk-parashikon-asgje-ne-favor-te-studenteve

Recommended