Dita e 14, bojkotohen të gjithë auditorët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Studentët do të protestojnë edhe këtë të hënë për plotësimin e 8 kushteve të tyre.Teksa kryeministri Rama u ka bërë thirrje për dialog, studentët kanë paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare.Sipas planit të bërë publik nga ana e studentëve, ata do të mblidhen para fakulteteve fillimisht nga ora 09:00 deri në 11:00 e më pas do të lëvizin drejt Kryeministrisë.Ata kanë njoftuar gjithashtu se në orën 14:30 do të mbyllin protestën dhe do të shpërndahen paqësisht.Studenteve sot pritet t?u bashkohen edhe mbeshtetes te LSI pasi Monika Kryemadhi i beri thirrje per pjesemarrje ne proteste te gjithe mbeshtetesve te vet.?Nesër, (sot) 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë. Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta. Në orën 11:30 para kryeministrisë protesta vazhdon me bashkim të studentëve. Në orën 14:30 shpërndahemi qetësisht e në mënyrë qytetare?

Recommended