Ora News - Pedagogu kritikon PD: Lloj lloj fjalime të përgatitura për hënën dhe jo për njerëzit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu Rezart Prifti kritikoi demokratët në fjalën që mbajti në Kuvendin Kombëtar të PD. Ai u shpreh se në këtë Kuvend kishte dëgjuar shumë fjalime, që sipas tij ishin për hënën dhe jo për njerëzit.

Rezart Prifti: "Atdheu është lakuriq". Në kohën e qoftëlargut, për këtë shprehje, Trifon Xhagjika u dënua me vdekje. Edhe sot që flasim, atdheu është po lakuriq. Jam këtu për 3 arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë me atë që besoj. Çfarë beson njeriu? Shumëkush më thonin pse vjen këtu. Të shohësh telefonin tim, bëhet kërdia. Pikë sëpari, unë besoj tek një shtet i vogël, pikë së dyti besoj në taksa të ulët dhe pikë së treti besoj tek qytetaria.

Arsye e dytë që jam këtu është, ti veshim rrobat atdheut.

Arsyeja tjetër pse erdha ka të bëjë me PD. Ka të bëjë me një mungesë të thellë që ka të bëjë me artikulimin publik dhe politik. Dëgjuam këtu lloj e soj fjalimesh, fjalime të përgatitura për hënën dhe jo për njerëzit që janë këtu në Tiranë, në sheshe dhe rrethe. Fjalë shumë të drunjta, një tjerrje masive që nuk vete në veshin, e jo më në shpirtin e njeriut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pedagogu-kritikon-pd-lloj-lloj-fjalime-te-pergatitura-henen-dhe-jo-njerezit

Recommended