Report Tv-Pas skadimit të ultimatumit studenti bën thirrje për protesta

  • 5 years ago
TIRANE - Studentët iu bënë thirrje qytetarëve për t'iu bashkuar protestës së tyre, nesër në një manifestim edhe më të madh, pasi skadoi ultimatumi që i kishin vënë qeverisë për t'u kthyer një përgjigje deri në ora 16.00, që kreu i Kuvendit, Ruçi të mblidhte kuvendin të shtunën në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar 8 kërkesat e tyre. Siç duket studentëve nuk u mjaftoi përgjigjia që u dha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që tha se Kuvendi mund të mblidhet nesër, por me kryeministrin Edi Rama dhe studentët për të mbyllur paktin për universitetin.

So është dita e 11-të e protestës së studentëve dhe prej tre ditësh ajo është zhvendosur përpara Kryeministrisë. Fillimisht ata nisën grumbullimin në fakultetet përkatëse të Universitetit të Tiranës, atij Politeknik dhe të Mjekësisë, në orën 08:30 deri në orën 09:30, dhe më pas nisën marshimin drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për t'iu bashkuar grupit të vogël të protestuesve që kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë. Në ditën e 11-të, protestës në Tiranë i është bashkuar vetëm një grup i vogël studentësh nga Shkodra dhe Kurbini. Në Gjirokastër ka akuza mes studentëve për përdorim politik, ndërsa në Elbasan, Durrës dhe Korçë nuk ka protestë, por vetëm bojkotim të mësimit.

Recommended