Senati Akademik i Universitetit te Arteve mbështet kërkesat e studentëve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Senati Akademik i Universitetit të Arteve (UART), në mbledhjen e datës 13.12.2018 si dhe në zbatim të kompetencave të tij ligjore dhe në mbështetje të protestës së studentëve, në mbledhjen e tij vendosi unanimisht që të shprehet në këtë deklaratë:

Të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët.

Të mbështesë si të nevojshme përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe t'i kërkojë Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar për UART.

Senati Akademik i UART merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiarë, materialë dhe proceduralë për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve,.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/senati-akademik-i-universiteti-te-arteve-mbeshtet-kerkesat-e-studenteve

Recommended