Meta: Kuvendi të reflektojë, kërkesat e studentëve, legjimitime dhe të drejta

  • 5 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
4 ditë pasi vendosi të kthejë në Kuvend, dekretin për buxhetin e vitit 2019, ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta. Presidenti tha sot se kërkesat e studentëve janë legjitime dhe të drejta, dhe se Kuvendi i Shqipërisë duhet të reflektojë për të realizuar kërkesat e studentëve.

?Kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime, zëri i tyre të dëgjohet. Kuvendi do të reflektojë për realizimin e kërkesave të studentëve. Pasuria më e madhe e vendit që duhet t?i kushtojmë vëmendje është rinia. Duhet të bëjmë ndryshim për investim tek të rinjtë.?- u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend 4 ditë më parë, dekretin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Arsyeja sipas Metës ishin kërkesat e studentëve të cilët kërkojnë rritje me 5% të GDP-së për Arsimin. Ndërkohë që për këtë çështje, sot në mbledhjen e grupit, socialistët dolën në përfundimin se do t?a rrëzonin në Kuvend dekretin e Metës dhe se do e kalojnë buxhetin për vitin 2019. ?Dekreti nuk ka lidhje me studentët. Ne nuk mund ta miratojmë. Kjo nuk i zgjidh çështjet?- tha kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, sot në mbledhjen e PS.

Recommended