Ora News - Mbyllen mbi 4 mijë pika bastesh dhe kazino

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pikat e basteve dhe lotot kanë mbylluar tashmë aktivitenin në mënyrë masive.Shoqata e Basteve Sportive bën me dije se tashmë kanë mbetur më pak se 300 të tilla, të cilat janë duke hequr bazën materiale.Mësohet se një pjesë e këtyre subjekteve tashmë janë kthyer në bar-kafe.

Subjektet që ushtronin aktivitetin e basteve apo loteve janë mbyllur mbyllur pothuajse të gjitha.

Një gjë e tillë është vërejtur edhe në rrethe. Ndërkohë që kazinotë duket se po shfrytëzojnë edhe ditët e fundit që ju jep hyrja e ligjit në fuqi pasi shumë pak prej tyre kanë mbyllur aktivitetin.

Shoqata e Basteve Sportive deklaron se deri më tani janë mbyllur mbi 4 mijë pika bastesh dhe lotosh.

Ndërsa 300 të fundit janë në proces e sipër dhe tashmë po heqin televizorët e kompjuterët.

Shumë prej këtyre kompanive i kanë nxjerrë në shitje këto pajisje duke i shitur nën koston e tregut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllen-mbi-4-mije-pika-bastesh-dhe-kazino

Recommended