Ora News - Gjoka: Ndaj Luftëtarit fitore morali, kam besim te kjo skuadër

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamza e Ernest Gjokës ka nisur të reagojë. Skuadra nga periferia e kryeqytetit ka dal me 3 pikë nga përballja e kësaj fundjave ndaj Luftëtarit, një rival direkt për zonën e rënies. Pas kësaj fitoreje, Gjoka analizoi triumfin e arritur ndaj gjirokastritëve, por shprehet se ka edhe gjëra që shqetësojnë.

"E pamë veten në shumë vështirësi, por 3 pikëshi ishte oksigjen për skuadrën. Çunat sakrifikuan shumë dhe kanë një meritë të jashtëzakonshme. Luftuan deri në fund për të marrë këtë 3 pikësh. Patëm dëmtime dhe ato na prishën të gjithë ekuilibrat e lojës. Na bënë të ndryshojmë shumë dhe them se po të mos i kishim ato dëmtime loja do të ishte më në ekuilibër."-tha Gjoka.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjoka-ndaj-luftetarit-fitore-morali-kam-besim-te-kjo-skuader

Recommended