Paris, perleshje me policine - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas vendimit të qeverisë franceze për anulimin e taksës së karburantit, protestuesit kanë shfaqur pakënaqësi të tjera ndaj qeverisë. Franca ndodhet tashmë në një valë protestash kundër kostove të larta të jetesës për të katërtën javë radhazi.Në Paris dhe në të gjithë vendin janë marrë masa të rrepta sigurie. Janë mobilizuar 89,000 anëtarë të forcave të rendit, ku 8000 janë vendosur vetëm në Paris. Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve.Tashmë jelekëverdhëve u janë bashkuar dhe shumë studente. Me pankarta në duar shumë prej tyre kërkuan dorëheqjen e presidentit Emanuel Macron. Sipas mediave franceze qytetarët bene thirrje per rritje pagash prej 40 %, si dhe që Franca të dale nga Nato dhe nga Bashkimi Europian. Javën e kaluar, qindra njerëz u arrestuan dhe shumë prej tyre u plagosën pas protestës së dhunshme në Paris, një nga përplasjet më të këqija në rrugët e kryeqytetit francez për dekada të tëra. Aktet e dhunës gjatë protestave kanë detyruar autoritetet të mbyllin Kullën Eifel dhe një sërë muzesh të njohur të Parisit, që tërheqin një numër shumë të lartë të turistëve në kryeqytetin francez. Gjithashtu dyqanet dhe restorantet janë mbyllur.

Recommended