Ekskluzive!!! Video e përleshjes se policisë me grabitësit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ju rastis qe ne rruge dikush t?iu grabisë nen kërcënimin e armës, atëherë mendoni se si te mbroheni vete, pasi policia jo gjithmonë ja del. Nje vit me pare ne rrugën e Kavajës forcat speciale ?Shqiponja? ishin vene ne ndjekje te dy personave, pasi kryenin veprime të dyshimta dhe duket se po bëheshin gati të kryenin nje grabitje. Pasi e pikasen se po ndiqeshin nga policia Eduard Kacolli dhe Ndue Ndoi qëlluan ne drejtim të uniformave blu e në tentativë për t?u larguar u futën në rrugicën që lidh Islam Allën me Himë Kollin. Nën kërcënimin e armës, ata ndaluan një drejtues motori për t?i marrë mjetin, por ajo që ndodhi më pas do t?iu habisë. Jo vetëm reagimi i drejtuesit te motorit, por edhe i forcave ?Shqiponja?. Sipas komunikatës zyrtare te policisë veprimi i drejtuesit te motorit neutralizoi grabitësin, kjo dhe fale ndihmës së policisë, e cila ishte vënë në ndjekje. Por pamjet tregojnë se fale ndihmës së qytetarit, i cili ne fakt po mbronte mjetin e tij, policia arrestoi 4 persona përfshire dhe ate qe arriti te largohej me motor. Te gjithë jane te akuzuar për nje sere grabitjesh me dhune.

Recommended