Studentet protestojne kunder tarifave

  • 5 years ago
Studentet e universiteteve publike kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit në lidhje me tarifat e shkollimit, duke mbajtur të bllokuar rrugën për afro 5 orë.

Shkak i kësaj proteste është bërë njohja me vendimin e Këshillit të Ministrave ku përcaktohet se çdo provim i mbartur do të shoqërohet pagesë shtese për kredite.

Përgjysmimi i tarifave të shkollimit ishte kërkesa tjetër.

Protesta nisi nga studentet e Arkitekturës, por u mbështet edhe nga studentë të universiteteve të tjera dhe Lëvizja për Universitetin.

Ministrja e Arsimit në prani të rektorëve hodhi poshtë akuzën se tarifat e studimit janë rritur ndërsa për pagesën e krediteve për provimet e mbartura ajo u dha këtë përgjigje.

Por studentët u shprehën të pakënaqur me përgjigjen e ministres dhe paralajmëruan se protestat do të vijojnë sërish të enjten.

Tv Klan

Recommended