Studentet ne France kërkojnë uljen e tarifave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qindra mijëra studentë kanë bllokuar rrugët e Parisit në shenjtë proteste kundër taksave të reja ndaj arsimit. 450 institucione arsimore pezulluan mësimin, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme e student marshuan në rrugët e Parisit. Ata kërkuan lehtësimin e procedurave të pranimit në institucionet e larta arsimore dhe uljen e tarifave të shkollimit. Sindikatat e studentëve thane se do te vazhdojnë protestat e tyre të paktën deri në fund të javës. Tubimet e studentëve në Francë vijnë pas një vale protestash të dhunshme të ?jelekëve të verdhë? të cilët kërkuan uljen e çmimit të naftës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Ndërkohe opozita franceze kundërshtoi planin e masave te presidentit Emanuel Makron. Sipas saj rritja e pagës me 100 euro është e pamjaftueshme. Jelekët e verdhe paralajmërojnë se do te dalin serish ne shesh fundjave.

Recommended