Ora News - Bushati: Integrimi sipas modelit kroat, i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kroacisë për integrimin në Bashkimin Europia. Faza përgatitore në të cilën ndodhet vendi ynë kërkon angazhimin e intitucioneve qendrore dhe ato lokale. Por, Ministri i Jashtëm shqiptar u shpreh i zhgënjyer nga aktivizimi i bashkive në procesin screening.

Deri sa Shqipëria të ketë një përgjigje nga BE për hapjen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm nuk do të ketë asnjë minutë pushim për grupet e punës dhe ekipin negociator. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh se vendi ynë në këtë proces do të ndjek shembullin kroat.

Në punën për platformën për integrimin ku kërkohet angazhimi i të gjitha institucioneve, Ditmir Bushati u shpreh i zhgënjyer nga bashkitë në vend.

Shqipëria po vijon punën për fazen përgatitore të procesit screening ndërsa pritet të ngrihet edhe ekipi negociator, i cili do të përbëhet nga 7 anëtarë dhe në krye të saj do të ketë një kryenegociar, emri i të cilit ende nuk është bërë publike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bushati-platforma-integrimin-ne-be-kerkon-bashkepunim
Recommended