Report TV - Nisma ligjore/ Izolim total kokave të krimit në burg sipas modelit për mafiozët italianë
  • 6 years ago
Izolim të ri ekstrem për kokat e krimit të organizuar që janë aktualisht në burg dhe goditje të të fortëve që sfidojnë ligjin nëpër qytetet e Shqipërisë, përmes dy nismave të posaçme ligjore. Hartimi i dy nismave është sinjalizuar dje nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë. Nisma e parë parashikon ndryshime ligjore, për një izolim dhe monitorim shumë të rreptë të personave të dënuar apo të dyshuar si të përfshirë në krim të organizuar. Nisma ligjore do të bazohet në modelin italian, e njohur me emrin ?41-bis?. Të dënuarit apo të dyshuarit për krim të organizuar. mafia apo terrorizëm nuk do të kenë më asnjë kontakt me njerëz të brendshëm apo të jashtëm.

?Kemi vendosur të ndërmarrim një ndryshim ligjor për të dyshuarit, apo për të dënuarit për përfshirje në krim të organizuar, apo dhe organizata terroriste, të cilët do t?i nënshtrohen një regjimi të ri, shumë të rreptë, izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit. Është një model që mund ta shihni në detaje, duke iu referuar atij aspekti të legjislacionit peniteciar, që italianët e pagëzojnë me emrin ?41-bis?, që do të thotë se këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruara për të gjithë kohën e vuajtjes së dënimit të tyre?, tha Rama.
Recommended