Xing me Ermalin/ Adelina Tahiri tregon si u njoh me bashkeshortin

  • 5 years ago
Adelina Tahiri ka rrëfyer sot për herë të parë publikisht se si u njoh me bashkëshortin e saj Serjoza Markovin.

E ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan këngëtarja tha se ka qenë një mik i përbashkët i tyre ai që i ka takuar fillimisht. Gjatë emisionit ajo tregoi se ai ka qenë i vetmi person që i ka qëndruar pranë këngëtares kur askush nuk i afrohej për shkak të lajmit se dikush ishte vrarë për të. Adelina tregoi se pasi kishte nisur simpatia mes tyre Markovi e kishte ftuar atë në Austri, nga ku kishin shkëmbyer edhe puthjen e parë.

Këngëtarja tregon se ishte bashkë me një shoqe gjatë udhëtimit dhe se fillimisht ishte frikësuar nga gjërat që bashkëshorti i saj kishte përgatitur.

Ermal Mamaqi: Keni bërë gjithë këtë ?rrëmujë? që nga momenti që jeni lidhur. Duhet të jetë interesante historia e njohjes tuaj. Si filloi lidhja juaj.

Adelina Tahiri: Është histori e gjatë. Nuk e kam thënë asnjëherë, vetëm pak njerëz të cilët më njohin nga afër e dinë se si jemi njohur. Ka qenë një mik i përbashkët në Shkup ai që bë sebep. Ai është një njeri që ka një të kaluar jo shumë të mirë, problematik. Ai kishte vendosur të marrë leje arme dhe ishte drejtuar tek burri im si avokat. Por ishte e pamundur që ta merrte sepse atë e kërkonte gjithë bota dhe në Shkup ishte i lirë. Unë kam qenë duke pirë kafe me atë person sepse njihemi me të familjarisht. Aty ka ardhur burri im dhe na ka përshëndetur dhe iku. Të nesërmen shkon miku im në zyrën e burrit dhe i thotë: Tani që më mbarove punë çfarë do të bëj për ty? Burri im i kishte thënë që done të pinte kafe me mua. Dhe miku im më thotë që të pi kafe me të sepse do të më duhej për ndonjë punë. Unë i thash që s?kam nevojë për avokat, por kur të kem mundësi do ta takoj. Miku im nisi të më merrte çdo ditë në telefon. Kaloi një vit e gjysmë dhe ai insistonte. Unë sapo isha kthyer nga Greqia dhe në 8 të mëngjesit më merr miku im në telefon dhe më thotë: Duhet të vish urgjent tek një hotel, përndryshe mediat do të shkruajnë diçka skandaloze për ty. U vesha dhe pa larë dhëmbët dhe me shapkat e babit kam shkuar në hotel. Miku im më thotë të kthehesha në shtëpi dhe të bëhesha gati. U bëra gati, dola dhe e njoftova. Fola me të dhe më tha: ?Kam dashur thjeshtë të pijmë një kafe në mënyrë shumë shoqërore ngaqë më pëlqen si artiste. Dhe mua më pëlqejnë njerëzit e bukur dhe ti je shumë e bukur?.

Mua më bëri shumë përshtypje si njeri, ishte i çiltër dhe shumë i informuar. Dy orë në takim me të i kalova si 5 minuta. Kemi folur për projekte, për kontrata. Mbaroi takimi. Pas një kohe mua më ndodhi një fatkeqësi dhe doli lajmi se u vra një njeri për mua. Në fakt nuk kishte lidhur me mua. Në atë kohë askush nuk rrinte pranë meje. I vetmi njeri që mora në telefon dhe që më qëndroi pranë ishte burri im, por para se të bëhej burri im. Në atë periudhë shoqëria jonë nisi të bëhej më e afërt.

Ermal Mamaqi: Po ti e kuptove që ky ishte i pasur?

Adelina Tahiri: Jo. Në momentin kur e kam takuar unë s?kam ditur asgjë për të. Një ditë k...

Recommended