Ora News - Gjendet koka e Ali Pashe Tepelenës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prej prej varreve në Stamboll prehet koka e Ali Pashë Tepelenës. Vendodhja është zbuluar nga arkeologu dhe studiuesi shqiptar Rudenc Ruka i cili hedh më shumë dritë mbi figurën legjendare të Pashait.
Prej shumë vitesh autoritetet shqiptare kanë shfaqur interes për të sjellë kokën e Pashait në vendin tonë, por nuk ia kane dalë pasi mendohet se varreza e vërtetë është prishur dhe kockat janë vendosur në një varr masiv.
Ali Pashë Tepelena është një prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Ai ka tërhequr vëmendjen e studiuesve mbi veçoritë e spikatura të periudhës së sundimit të tij.

Ai rezulton të ketë lindur në dimër të vitit 1740 në Tepelenë.Më 1820-1822, perandoria osmane sulmoi Pashallëkun e Janinës, pasi rritja e forcës së Ali Pashës kishte krijuar frikë për ekzistencën perandorisë.
Pas vrasjes në vitin 1822 ai prehet në dy kontinente. Trupi u varros më 25 janar të po këtij viti në ishullin e Kastros, në liqenin e Janinës, ndërsa koka më 5 shkurt në varrezat e Stambollit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjendet-koka-e-ali-pashe-tepelenes
Recommended